Skip to content

“’Sulltani i kuq’ shton ngjyra haremi në korridoret e Kryeministrisë”/ Berisha nxjerr fotot: Qindra mijëra euro të shpenzuara! Ngjyra të tilla shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal

Berisha fotot e zyres se rames

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godinën e Kryeministrisë, ku po bëhen punime në zyrën e kryeministrit Rama dhe hollin e godinës.

Ai ka deklaruar se qindra mijëra euro po shpenzohen, për ta kthyer sipas tij Kryeministrinë, në një “harem”.

“Qindra mijëra euro po shpenzohen në korridoret e Kryeministrisë.

Brenda ndërtesës, sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri Këto janë tipike ngjyrat e haremeve. Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollët e Kryeministrisë.

Këto janë ngjyra haremesh ose kinemave të seksit në Pigal, atje i kam parë unë këto”, tha ai.