Ministri i Brendshëm britanik, Sayyid Javid tha të enjten sulmieve në disa xhami në Birmingam, se nuk ka vende në shoqëri për krime të urrejtjes dhe se akte të tilla nuk mund të pranohen.

Në rrjetin social, ai shprehu shqetësim në lidhje me sulmin ndaj xhamive.

“Policia po heton motivin, por më lejoni të jem i qartë – nuk ka vende në komunitet për veprime të urrejtjes dhe këto akte nuk mund të pranohen”, shkroi Javid.

Një nga xhamitë e vandalizuara është Qendra Islame Witton, së cilës i ishin thyer xhamat.

Ndërsa Jusuf Zaman, personi përgjegjës për xhaminë Islam Masjid Faizul, tha se ata ishin të tronditur nga sulmi.

“Të rriturit thonë se për shkak të asaj që ndodhi sot, fëmijët do të qëndrojnë larg xhamisë, sepse xhamitë nuk janë të sigurta”, tha Zamani.

Shefi i policisë Dave Thompson tha se ende nuk e dinë motivin e sulmit.

“E vetmja gjë që mund të them është se policia dhe Departamenti i Terrorizmit po punojnë ngushtë për të gjetur autorët,” tha Thompson.

Muslimanët në Britani të Madhe, pas një sulmi terrorist më 15 mars në xhami në Zelandën e Re me pasojë 50 viktima, kërkuan të forcojnë sigurinë e xhamive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re