Të paktën 11 persona e humbën jetën ndërsa 13 të tjerë janë plagosur në sulmin e armatosur në veriperëndim të Nigerisë.

Shefi i policisë së shtetit Katsina, Gambo Isa në deklaratën për mediat tha se sulmuesit hapën zjarr ndaj njerëzve në Batsaria.

Sipas tij, disa shtëpi janë shkatërruar në sulm. Personat e plagosur janë transferuar në spital ndërsa ekipe shtesë policore janë dërguar në terren.

Në rajon më herët kanë ndodhur përleshje mes fisit Fulani, një nga grupet më të mëdha etnike që shtrihet në zonën e Afrikës Perëndimore, ndërsa merren me kultivimin e kafshëve dhe fiseve të tjera që merren me bujqësi.

Fulanët, të cilët migruan në jug për të gjetur ushqim të mjaftueshëm për bagëtinë, pretendojnë se fermerët po u vjedhin kafshët dhe po sulmojnë njerëzit e tyre.

Grupet e armatosura ndonjëherë përfitojnë nga konfliktet dhe kryejnë sulme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re