Skip to content

Sulm i llojit “terrorist” në Strasburg: viktima e të plagosur

Një sulm që dyshohet se ishte i natyrës terroriste ndodhi të martën në mbrëmje në Strasburg, në një treg Krishtlindjesh. Për pasojë, katër vetë mbetën të vrarë e mbi 10 të tjerë u plagosën.

Sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, thuhej se njihej nga autoritetet e sigurisë në qytet. Ai ende është në kërkim.

Strasburgu është një prej qyteteve kryesore europiane, pasi aty, siç dhe në Bruksel, janë një pjesë e institucioneve të BE-së, ku më kryesori është Parlamenti Europian.

Qyteti është i vendosur në kufirin mes Francës dhe Gjermanisë dhe kulturalisht i përket gati të dy shteteve.