Skip to content

Sulm izraelit ndaj një funerali, fjalët e ndjera të një prifti

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mijëra palestinezë morën pjesë në funeralin e gazetares së Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh në Jerusalem, e cila sipas dëshmitarëve u qëllua dhe u vra nga forcat izraelite në fillim të kësaj jave ndërsa raportonte për një sulm ushtarak në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Por në përcjelljen e saj për në “banesën e fundit” shpërtheu një tjetër dhunë e paparë, tipike izraelite, ndaj pjesëmarrësve në funeral. Kujtojmë se e ndjera ishte e besimit të krishterë.

Pasi arkivoli u fut në kishë, prifti që drejtoi ceremoninë e Fadi Diab tha: “Ne nuk besojmë në dashurinë e pushtetit, por në fuqinë e dashurisë”.

“Rasti palestinez nuk mund të krahasohet me asnjë dhunë tjetër në botë apo luftë, sepse kombet që e udhëhoqën atë kanë ende identitetin dhe vendin e tyre, por ne kemi humbur tonin”, tha ai.

Aktivistja palestineze për të drejtat e njeriut Diana Buttu e quajti vrasjen e Abu Akleh një “goditje për botën”.

“Ajo ka hyrë në zemrat e çdo palestinezi, madje do të guxoja të them, një familje arabe, për shkak të raportimeve prekëse mbi realitetin e pushtimit brutal izraelit”, tha ajo.

Trupi i saj më pas u varros jashtë qytetit të vjetër të Jeruzalemit, në varrezat protestante të malit Sion, pranë prindërve të saj.

Pas një ceremonie fetare, arkivoli u nxor nga kisha dhe u varros pranë prindërve të saj në një varrezë protestante aty pranë.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë