Të paktën 2 sirianë kanë humbur jetën sot herët në mëngjes pasi një sulm izraelit shënjestroi kryeqytetin e Sirisë, Damask, bëri të ditur agjencia zyrtare siriane e lajmeve, SANA.

“Rreth orës 05:00 të mëngjesit të hënën, armiku izraelit nisi një akt agresioni ajror nga drejtimi i Bejrutit jugor, duke shënjestruar me raketa disa vende në afërsi të Damaskut”, citoi SANA të ketë thënë një burim ushtarak.

Burimi, i cili preferoi të mos përmendet, pohoi se “mbrojtja ajrore interceptoi raketat dhe rrëzoi shumicën e tyre”.

Ai shtoi se në sulm u vranë 2 civilë ndërsa ka pasur edhe dëme materiale.

Në fund të muajit të kaluar, 3 ushtarë sirianë humbën jetën pasi një raketë izraelite goditi disa zona në afërsi të Damaskut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re