Kripto-valutat u dërguan nga adresa NEM e Coincheck.
NEM është një kriptovalutë e ndërtuar në sitsemin e ngjashëm si Bitcoin.
Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se Presidenti i Coincheck, Koichiro Wada gjatë një konference për media të premten vonë tha se kompania mund të kërkojë ndihmë financiare, transmeton aa.
Kompania me qendër në Tokio bllokoi transaksionet për të gjitha valutat e kriptuara pas sulmit kibernetik, përveç Bitcoin.
“Blerjet dhe shitjet e kripto-valute, përveç BTC (altcoins) momentalisht janë të kufizuara. Ju lutem pranoni falje për këtë shqetësim”, thuhet në faqen zyrtare të Coincheck.
Pas vjedhjes, vlera e përgjithshme e shkëmbimit të kripto-valutës u zvogëlua me rreth 10 për qind ndërkohë që pati një humbje prej gjashtë trilionë jen japonez (55.3 miliardë dollarë).
Kjo mund të jetë vjedhja më e madhe e kripto-valutës. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re