Dy nxënës janë plagosur në një sulm të armatosur në një shkollë të mesme në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në Shkollën e Mesme Salvador B. Castro pasi një nxënëse ka hapur zjarr ndaj shokëve të klasës, duke lënë të plagosur dy nxënës, njëra prej të cilëve vajzë.

Nga policia po ashtu u bë e ditur se e dyshuara është arrestuar dhe se arma e përdorur është konfiskuar, ndërsa situata është marrë nën kontroll, raporton aa.

Ndërkaq, në një deklaratë të Departamentit të Zjarrfikësit në Los Angeles thuhet se gjendja shëndetësore e nxënësit 15-vjeçar të hospitalizuar është e rëndë, ndërsa nxënësja, po ashtu 15-vjeçare, është jashtë rrezikut për jetë.

Pas incidentit, në shkollë janë dërguar numër i madh i ekipeve policore dhe të ndihmës së shpejtë. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re