Në një sulm me autobombë në rajonin Ghor të Afganistanit humbën jetën 12 persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan në një deklaratë për gazetarët tha se agresori vendosi në objektivin e tij me një autobombë ndërtesën e drejtorisë së policisë.

“Në sulm humbën jetën 12 civilë dhe u plagosën 100 të tjerë”, tha Aryen duke e cilësuar sulmin si “vrasje”.

Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush.

AA