Skip to content

Sulm me bombë në Afganistan/ 15 civilë humbin jetën

Të paktën 15 civilë e kanë humbur jetën në një sulm me bombë gjatë një ceremonie fetare në rajonin Ghazni të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryen në një deklaratë për gazetarët tha se sulmi është kryer me një motoçikletë me bombë gjatë një ceremonie për hatmen e Kur’anit në fshatin Agucan në zonën Gejlan të Ghaznit.

Aryen tha se në sulm humbën jetën 15 civilë ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush.