Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 të tjerë janë të plagosur në një seri sulmesh me bomë në një agjensi lajmesh dhe një qendër kulturore shiite në kryeqytetin afgan të Kabulit.
Shpërthimet ndodhën mëngjesin e së enjtes. Fillimisht u sulmua qendra kulturore ku po zhvillohej një diskutim me gazetarët dhe më pas iu drejtuan agjensisë afgane të lajmeve.
Midis të vdekurve janë gra, fëmijë dhe gazetarë, së bashku me studentët që ishin mbledhur në panelin e diksutimit.
Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, ndërsa talebanët bënë një deklaratë ku mohuan çdo përfshirje.
Sayed Abbas Hussaini, një gazetar në Afghan Voice, tha se një gazetar në agjensi ishte vrarë dhe një i plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re