Dy persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë të kryer para zgjedhjeve presidenciale në Somali.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale nga korrespondenti i AA-së, një sulm me bombë është kryer nga organizata terroriste Al-Shabab në rajonin Shabelle Qendrore të vendit.

Në sulmin ndaj civilëve humbën jetën dy persona, mes tyre gra dhe fëmijë, kurse dhjetë u plagosën.

Al-Shabaab tha se merr përgjegjësinë për sulmin.

Zgjedhjet presidenciale të vonuara gjatë në Somali do të mbahen më 15 maj.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re