Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit pasi një automjet kaloi mbi një minë të vendosur në rrugë në shtetin e Afrikës Lindore, Somali.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Somalisë (SONNA), shpërthimi ka ndodhur në rrugën që lidh qytetet Kismayo dhe Dhoobey të rajonit Juba.
Në shpërthim kanë humbur jetën 7 persona në mesin e të cilëve edhe një foshnjë 6-muajshe.
Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.
Organizata terroriste Al-Shabaab shpesh herë organizon sulme që shënjestrojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile.
