Skip to content

Sulm me droni mbi amerikanët në Irak

Aeroporti i Erbilit në Irakun verior u sulmua dje nga një dron dhe objektivi i sulmit ishte një bazë ushtarake amerikane, thanë forcat kurde të sigurisë.

Sirenat ranë në konsullatën amerikane dhe të gjitha fluturimet u pezulluan pas sulmit, raporton Reuters.

Pentagoni tha se ishte në dijeni të sulmit me dron por nuk ishte shkaktuar dëm.

Një dron u tha të ketë goditur afër Erbilit, kryeqytetit të Kurdistanit, por nuk kishte lëndime ose dëme.

Sulmi erdhi një ditë pas një sulmi me raketa në bazën ajrore Ain al-Assad, e cila strehon trupat amerikane dhe ambasadën e SHBA në Bagdad.

US military base at Erbil airport targeted by ‘explosive-laden drones’https://t.co/0K2cGmr2g5 pic.twitter.com/dx5v4q6deB

— Press TV (@PressTV) July 6, 2021

Një sulm me dron pranë forcave amerikane të stacionuara në Aeroportin Erbil ndodhi gjithashtu në prill të këtij viti.

Ishte sulmi i parë i tillë ndaj forcave amerikane në zonë, të cilat janë një shënjestër e vazhdueshme e sulmeve raketore.