Një sulm me raketa është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burime të sigurisë irakiane, në mëngjesin e sotëm është kryer një sulm me raketa në aeroportin e Bagdadit.

Mësohet se nga sulmi nuk ka pasur viktima.

Baza ushtarake amerikane ndodhet në aeroportin e Bagdadit. Është vërejtur se pas sulmit në këtë bazë kanë rënë sirenat për një kohë të gjatë.

Qeveria irakiane nuk ka bërë ende një deklaratë për sulmin.

Një sulm me raketa është kryer 5 ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit dhe është dëmtuar një avion civil.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re