Katër persona janë plagosur pasi një student i armatosur me thikë sulmoi shkollën e tij në Republikën e Bashkortostanit në Ural, Rusi.

Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes në Sterlitamak, qyteti i dytë më i madh në republikë. “Sipas informacionit tonë, katër persona janë plagosur, përfshirë tre fëmijë, u transportuan në një spital në Sterlitamak,” konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.

Një djalë 17-vjeçar ishte i armatosur me thikë dhe u përpoq t’i vinte zjarrin shkollës pas sulmimit të disa njerëzve brenda një klase. Sulmuesi “hyri në klasën e Shkencave Kompjuterike” dhe sulmoi një studente femër dhe një mësues me një thikë, tha Komiteti Hetimor i Rusisë në një deklaratë.

Ai pastaj “derdhi një substancë të ndezshme”, e vuri zjarrin dhe u përpoq të bënte vetëvrasje. Kur doli alarmi i zjarrit, një nga nxënësit e një klase të afërt u hodh nga dritarja nga frika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re