Skip to content

Sulm me thikë në Frankfurt, raportohet për disa të plagosur. Policia gjermane në alarm maksimal

gjermani 2

Një burrë identiteti  të cilit nuk bëhet me dije, ka sulmuar me thikë disa persona në Frankfurt.

Si pasojë e agresionit mbetën të plagosur disa qytetarë. Ky akt ka ngritur në alarm maksimal policinë gjermane, të cilët bënë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit.

Organet ligjzbatuese në gjermani pas arrestimit nuk dhanë informacione të detajuara mbi identitetin e autorit të sulmit, apo numrin e personave të lënduar.

Informacionet e mëtejshme pritet të jepen më vonë, ndërkohë që paraprakisht është bërë me dije se asnjë person nuk është në gjendje kritike për jetën.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb