Një sulm me thikë u regjistri pasditen e kesaj te enjteje në Irlande. Mediat raportojnë se pesë persona kanë mbetur të plagosur ne Dublin, mes të cilëve edhe tre fëmijë.

 

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, nje nga femijet, dhe një grua jane ne gjendje me te rende dhe i jane nenshtruar nje operacioni.

 

Ndersa te  plagosurit e tjere ndodhen në spital ne gjendje te stabilizuar.

 

Sipas  raportimeve autori hyri mes turmës ku ndodheshin fëmijët dhe sulmoi këdo që i dilte perpara, deri ne momentin kur disa kalimtarë ndërhynë dhe arriten ta neutralizonin duke e shtrirë në tokë.

 

Ai  u arrestua me pas nga forcat e policies ndersa nuk dihen ende motivet e ketij sulmit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re