Të paktën dy fëmijë humbën jetën në një sulm ndaj një kopshti në rajonin autonom Guangxi Zhuang të Kinës.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se një sulmues 28-vjeçar hyri në kopshtin e fëmijëve ku plagosi 18 persona me një armë të ftohtë.

Zyrtarët konfirmuan se dy fëmijë humbën jetën në sulm, duke shtuar se dy persona pësuan plagë të rënda.

Sulmuesi është kapur dhe kanë filluar hetimet rreth incidentit. Thuhet se sulmuesi gjatë marrjes në pyetje ka thënë se ai ishte viktimë e dhunës në shkollë në fëmijërinë e tij të hershme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re