Në rajonin Xhamu dhe Kashmir të Indisë 2 policë u vranë dhe 14 u plagosën në sulmin ndaj një autobusi të policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyrtarët e policisë në Xhamu Kashmir thuhet se kryengritësit hapën zjarr ndaj një autobusi që transportonte pjesëtarët e policisë në kryeqytetin Srinagar.
Si pasojë e sulmit 2 policë humbën jetën ndërsa 14 u plagosën. Në fundjavë 2 policë u vranë në sulmin e kryengritësve në lagjen Bandipora.
Para sulmit ndaj autobusit të policisë, thuhet se u vranë dy kryengritës në dy përleshje të veçanta në një pikë kontrolli në lokalitetin Rangreth të Srinagarit.
Me amendamentin kushtetues të miratuar më 5 gusht 2019, India shfuqizoi statusin special të Xhamu Kashmirit, shfuqizoi qeverinë e shtetit dhe ndau rajonin në dy territore të veçanta.
Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë intensifikuan operacionet e sigurisë dhe presionin mbi popullatën në Xhamu Kashmir, vendosën shtetrrethim, kufizime në internet, telefon dhe transport si dhe arrestuan drejtorët dhe anëtarët e partive lokale në rajon.
