Dy persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur në një sulm me thikë i cili ndodhi mbrëmë në qytetin holandez Maastricht, lajmërojnë mediat lokale.
Expess’i britanik lajmëron se viktima e parë ishte sulmuar në lagjen Buitenwijk West derisa personat tjerë janë lënduar disa qindra metra më larg, afër rrugës Joseph Postmesstraat. Diçka më vonë policia ka raportuar se edhe një person ka vdekur, por nuk është theksuar se në cilin lokacion.
Tani për tani nuk është i njohur identiteti i sulmuesit, si dhe motivi i sulmit. Policia po heton se a janë në lidhje këto dy incidente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re