Të paktën katër të mitur janë vrarë tragjikisht me sëpatë në një kopsht të Brazilit. Autori i ngjarjes së rëndë është një 25-vjeçar.
Autoritetet raportuan se autori kishte kapërcyer murin për të hyrë në kopshtin privat dhe dyshohet se kishte shënjestruar viktimat rastësisht.
Në momentin e ngjarjes së rëndë në kopsht ndodheshin 40 fëmijë. Autori 25-vjeçar është dorëzuar në polici.
Zyrtarët e qytetit kanë pezulluar mësimet në Blumenau të paktën deri nesër.