3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarrin në Paris. Sipas mediave franceze, të shtënat kanë ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë qendrës kulturore kurde “Ahmet Kaja”.

 

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Pas sulmit qëndron një 69-vjeçar i cili është arrestuar menjëherë nga policia franceze. Sipas informacioneve, autori i dyshuar ka hapur zjarr ndaj një grupi qytetarësh në qendrën kulturore kurde, ndërsa ende nuk dihen motivet .

 

Policia u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin zonën Rue d’Enghien, në lagjen e 10-të. Për incidentin ka reaguar edhe kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e cila shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe falënderoi policinë për ndërhyrjen vendimtare.

 

Sipas dëshmitarëve autori kishte qëlluar 7-8 herë pa paralajmërim dhe në qetësi totale. Ky është rast i përsëritur që kryeqyteti francez tronditet nga sulme të ndryshme vdekjeprurëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re