Qytetarët janë mbledhur mesditën e sotme poshtë pallatit të Sali Berishës, i cili prej datës 30 dhjetor është në arrest shtëpie.

Luçiano Boçi tha për mediat se vendimi për ish kryeministrin është një sulm i hapur politik, ndërsa theksoi se “këtu janë jo për Berishën si person, por si lider i PD”.

Sipas Luçiano Boçit aksioni politik që kanë nisur demokratët do të vazhdojë deri në arritjen e synimi të tyre, rrëzimin e qeverisë së Ramës.

“Situata është e jashtëzakonshme është një sulm politik i hapur. Njerëzit kanë ardhur në mënyrë spontane për të dëshmuar qëndresën e tyre se me aksionin tonë do rrezojmë Edi Ramën. Jemi me Sali Berishën jo si person, por si lideri i PD. Këta njerëz asgjë nuk i ndal në qëllimet e tyre. Qëllimi kryesor i opozitës është misioni i saj që do të dëshmohet në aksionin e saj politik”, tha Boçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re