Pamje shokuese janë kapur në momentin kur një njeri i bardhë,  të cilit i është mohuar trajtimi për shëndetin mendor, ka sulmuar një adoleshente muslimane në një dhomën e emergjencës në Michigan.

Pamjet tregojnë një 19 vjeçare e cila kishte veshur një hixhab blu të errët, i afrohet tavolinës në spitalin Dearborn dhe flet me gruan që po punonte aty me 10 shkurt, rreth orës 3.30 pasdite.

Disa momente më vonë, një njeri i shprishur është parë duke iu afruar adoleshentes dhe duke e goditur atë tre herë, përpara se stafi i spitalit dhe sigurimi të ndërhynte.

Njeriu i identifikuar sipas policisë është 57 vjeçari John Salvatore Deliz, i cili është arrestuar dhe është shpallur fajtor për sulmin.

Por një padi e paraqitur në Gjykatën e Qarkut Wayne pretendon se incidenti nuk do të kishte ndodhur nëse zyrtarët e spitalit kishin monitoruar siç duhet njeriun.

Për viktimën e cila po kërkonte një trajtim pasi kishte rrëshqitur në akull, avokatja e saj ka thënë se ajo është shkatërruar emocionalisht dhe ajo më asnjëherë nuk do të jetë si më parë, në gjendje normale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re