Tetë persona kanë mbetur të plagosur ditë e sotme në Suedi, si pasojë e një sulmi të dyshuar terrorist.

Sipas mediave të huaja, një i ri, rreth 20-vjeç sulmoi me thikë njerëzit në Vetlanda, një qytet i vogël në jug të vendit. Autori u qëllua në këmbë nga oficerët dhe është dërguar në spital.

Disa prej personave të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por autoritetet vendase po e trajtojnë atë si një sulm terrorist.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re