Disa viktima u raportuan në një sulm terrorist që synoi objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në kryeqytetin Ankara të mërkurën pasdite.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambientit ishte një sulm terrorist, por nuk specifikoi detaje të mëtejshme dhe tha se do të pasonin deklarata shtesë.

Ndërsa forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit u dërguan në kampusin TAI, i cili punëson mbi 15,000 njerëz.

Punonjësit e kompanisë, të vendosura në periferi të Ankarasë, u dërguan në një zonë të sigurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re