Avokatja Valentina Teodoresku, është ankuar pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për sulme dhe kërcënime të ndryshme që ka marrë në panele televizive nga ana e gazetarëve.

Teodoresku është avokatja e katërt që GJKKO caktoi në mbrojtje të Berishës, pas tërheqjes së tre avokateve të tjera.

Në ankesën drejtuar AMA-s, Teodoresku paraqet shqetësimin për sulmet që sipas saj i kanë bërë gazetarët pas dhënies së masës për Sali Berishën, madje pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar.

Avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh.

Ajo deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit,  por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”.

Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re