Zyra për media e qeverisë në Gaza ka bërë të ditur se nga 7 tetori sulmet ajrore izraelite kanë dëmtuar të paktën 29 mijë ndërtesa në Rripin e Gazës.

Zyra për media po ashtu njoftoi se rreth 190 mijë shtëpi janë dëmtuar pjesërisht nga sulmet izraelite deri më tani, ndërsa të paktën 2 mijë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Në njoftim theksohet se sulmet izraelite bombarduan 79 ndërtesa qeveritare, 38 xhami, tre kisha dhe 189 shkolla. Gjithashtu 25 prej shkollave janë vënë jashtë funksionit.

Më tej, thuhet se mbi 1,5 milion njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në qendra, spitale dhe objekte publike.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor nga grupi palestinez Hamas në territorin izraelit.

Pothuajse 8.500 njerëz janë vrarë në konfliktin e vazhdueshëm, përfshirë të paktën 7.028 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2,3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, ndërsa autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë transportuar vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re