Nëntëdhjetë civilë kanë humbur jetën dhe 392 janë plagosur në sulmet e Armenisë me artileri dhe raketa në vendbanimet azerbajxhanase deri më tani.

Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi bilancin e dëmeve në njerëz dhe materiale të shkaktuara si pasojë e sulmeve të Armenisë nga periudha 27 shtator deri më 29 tetor.

Sipas kësaj në periudhën në fjalë kanë humbur jetën 90 civilë azerbajxhanas në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, si dhe 392 të plagosur.

Nga sulmet e Armenisë po ashtu janë shkatërruar 2.406 shtëpi, 92 apartamente dhe 423 ndërtesa publike.

Armëpushimi i ri i përkohshëm humanitar ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u njoftua të dielën dhe hyri në fuqi që nga ora 8:00 e mëngjesit të së hënës me kohën lokale (04:00 GMT).

Armëpushimi i parë i arritur më 10 tetor u shkel nga ushtria armene brenda 24 orësh pasi sulmet me raketa të Armenisë në qytetin Ganja të Azerbajxhanit morën shumë jetë të civilëve.

I dyti, më 17 tetor, u shkel përsëri nga Armenia.

Që kur përplasjet e fundit shpërthyen më 27 shtator, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re