Sulmet hakmarrëse të Iranit mbi një bazë amerikane në Katar, presidenti Trump i ka marrë me shumë qetësi. Madje ai, ironikisht, ka falenderuar Iranin.
“Irani zyrtarisht iu përgjigj shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim dhe ndaj së cilës iu përgjigjëm shumë efektivisht.
U qëlluan 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe njëra u ‘lirua’ ndërsa po lëvizte në një drejtim jo kërcënues. Jam i lumtur të raportoj se asnjë amerikan nuk u plagos dhe pothuajse asnjë dëm nuk u shkaktua.
Gjëja më e rëndësishme është që ata nxorën gjithçka nga ‘sistemi’ i tyre dhe shpresojmë se nuk do të ketë më urrejtje.
Dua të falënderoj Iranin që na njoftoi herët, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe të mos dëmtohej askush.
Ndoshta Irani tani mund të ecë përpara drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Trump në Social Truth. /tesheshi.com/