Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit në Izrael, duke thënë se është një sulm i paprecedent që përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin.

Rama thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin e Izraelit dhe ‘mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit’.

Kryeministri thekson nevojën urgjente për një armëpushim në Gaza.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për destabilizimin e rajonit në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria kërkon vetpërmbajtjen e palëve dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkruan kryeministri Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re