Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borell ka zhcvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama.
Përmes një reagimi në tëetter, Borell i konsideron sulmet kibernetike të papranueshme ndërsa ka shprehur mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë.
“Bisedë me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë.
Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.
BE do të qëndrojë në krah të #Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike.”- shkruan Borell.
