Ministria e Brendshme ka bërë me dije se pas punës së pandërprerë të eksperëtve, pas sulmit kibernetik, dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS.

 

Përmes një njoftimi, ministria bën me dije se së shpejti do të ketë një rikthim të plotë të sistemit, jo vetëm në aeroportin e Rinasit, por edhe në pikat kufitare.

 

“Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare”, njofton Ministria e Brendshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re