Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po mban një konferencë në lidhje me sulmet kibernetike të ndodhura së fundi në Shqipëri.

Ministri Peleshi bëri me dije se qeveria ka reaguar menjëherë pas sulmeve duke ndërprerë marrëdhëneit me Iranin.

Ndër të tjera, shtoi se sistemet e  mbrojtjes kanë qenë të paprekura nga sulmi pasi janë të shkëputura nga sistemi, por pavarësisht kësaj jemi të vëmendshëm dhe në gatishmëri.

“Qeveria reagoi menjëherë duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin.  Aleatët tanë dënuan sulmet dhe dolën krah Shqipërisë.  Pas afro 5 javësh është bërë e mundur rikthimi  i sistemeve.  Nuk mund të jemi të mbrojtur në mënyrë permanente por duhet të jemi vigjilentë.

 

Investime të shumta janë bërë por  jo është një luftë e re që ka marrë një trjetër intesitet pas luftës në Ukrainë që ka prishur ekuilibrat.

 

Sa i përket sistemeve të mbrojtjes kanë qenë të paprekura nga sulmi se janë të shkëputura nga sistemi por pavarësisht kemi rritur gatishmërinë dhe nivelin e vëmendjes dhe sigurisë”, tha Peleshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re