Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u shpreh se asnjë informacion i klasifikur nuk ka dalë nga sulmet kibernetike.

 

Pak ditë më parë hakerat publikuan listën e punonjësve të policisë, por për Rrumbullakun kjo nuk ka të bëjë me informacionin e klasifikuar

 

Në një dalje për media, ai tha se  punonjësit e policisë nuk janë nën presionin e askujt.

 

“Është një listë emrash. Pavarësisht se identifikohen dhe janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacionoin e klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit.

 

Ne disponojmë 100% informacionin tonë. Asnjë informacion I klasifikuar pavarësisht deklaratave. Ne nuk kemi asgjë të ekspozuar.

 

Sistemi DIPSI është motor kërkimi. Nuk ka informacion nuk ka databazë nuk ka të dhëna. Por ekspertiza do të japë fjalën e fundit”, tha Rrumbullaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko