Një raport i tre mujorit të parë të vitit i krimeve kibernetike zbuloi një boom të sulmeve në drejtim të aktiviteteve me kriptomonedhat.

Sipas statistikave të Malwarebytes, maluerët kriptografikë në Android u rritën me 4,000% që nga fillimi i 2018-ës.

Mbi 16 milion maluerë të tillë u zbuluan ndërsa ransomwarët ranë me 35%. Edhe pse bizneset nuk u godit aq rëndë sa konsumatorët, u zbulua 55,000 sulme në Shkurt, një rritje me 27% krahasuar me 2017-ën.

Kripto-gërmuesit mund të dëmtojnë rëndë kompanitë, të shterojnë resurset e tyre, të ulin produktivitetin, të rrisin kostot e energjisë dhe të thyejnë sigurinë.

Ata u shtuan në masë në fund të 2017-ës kur u pa një rritje e madhe e monedhave kriptografike. Madje ka nisur një garë mes bllokuesve të reklamave dhe kompanive të sigurisë për gjurmimin e zbulimin e skripteve kriptografikë.

Infektimet nga këto maluerë dhe skripte jo vetëm që shterojnë resurset por mund të çojnë në probleme më të mëdha si vjedhja e informacioneve apo instalimi i ransomware.

Kjo rritje ka bërë që format e tjera të sulmeve të bijnë ndjeshëm. Megjithatë kërcënimi kryesorë për konsumatorët ngelën Adware ndërsa Spyware është problemi kryesorë për bizneset.

MalwareBytes gjithashtu raportoi sulme me phishing. Ndalimi i reklamimi në kriptomonedhave në Facebook dhe Twitter pritet të ndikojë në uljen e sulmeve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re