E shqetësuar për situatën në veri të Kosovës është shprehur edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ministrja shprehet se sulmet ndaj forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe se dialogu mes dy vendeve është thelbësor.

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.”, shkruan ministrja Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re