Deputeti demokrat, Titan Shehu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama lidhur me sulmimin ndaj policisë së Kosovës në Veri, ku kërkoi një konferencë të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e SHBA dhe BE.

Nisur nga kjo deklaratë e kryeministrit, Shehu shprehet se “kërkesa e tij për mbledhjen e një “Konference te jashtëzakonshme paqje” rrezikon gjithçka të arritur der më sot”.

Sipas deputeti demokrat, kjo kërkesë “rrezikon e vë në dyshim edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare!”, ndërsa shton më tej, se sipas tij ajo që duhet bërë “është dënimi i qartë i agresorit, pra i qarqeve ultranacionaliste të Serbisë, si burim i destabilitetit dhe këtij përshkallëzimi të rrezikshëm”.

Reagimi i plotë

Rama gabon rende edhe sot!

Kërkesa e tij për mbledhjen e një “Konference te jashtëzakonshme paqje” rrezikon gjithçka te arritur der me sot!

Rrezikon e ve ne dyshim edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare!

Një veprim i tille veçse i shkon për shtat tentativave te Serbisë për te ndryshuar realitetin e filluar cdo gje nga pika “zero”.

Veçanërisht për tërësinë territoriale te Kosovës kjo.

Mbas dështimit te tentativave për “shkëmbimet e territoreve” dhe për “Ballkanin e Hapur”, pra Jugosllavinë e Re, një nisme e tille do te ishte nje “komardare” tjetër për Serbinë e qëllimet e saj.

Ajo qe duhet bere është dënimi i qarte i agresorit, pra i qarqeve ultranacionaliste te Serbisë, si burim i destabilitetit dhe këtij përshkallëzimi të rrezikshëm.

Zbatimi i Marrëveshjes se Ohrit si me e fundmja.

Kjo duhet kërkuar edhe nga partneret tanë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re