Autoritetet izraelite dhe emigrantët hebrenj kanë shkatërruar më shumë se 100,000 pemë ulliri në fushat palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar gjatë dhjetë viteve të fundit.

“Që nga viti 2010, Izraeli dhe emigrantët hebrenj kanë prerë, djegur dhe shkatërruar kimikisht të paktën 101,988 pemë ulliri,” tha Nazeh Fkhaida, kreu i Zyrës për Dokumentimin e Dëmit Bujqësor në Palestinë.

Duke theksuar se ullishtat janë një burim i rëndësishëm për mbijetesën e palestinezëve, Fkhaida tha se fermerët palestinezë regjistruan dëme materiale në vlerë prej 47 milion dollarë.

Ai tha se sulmet izraelite ndaj ullishtave palestineze ishin intensifikuar në dy javët e fundit pasi grupet radikale hebreje, Neseam Moufel dhe Shlomo Retsaken u bënë thirrje kolonëve që të shkatërronin këto prona palestineze.

Udhëheqësi i koalicionit të organizatave joqeveritare palestineze, Jamal Yomah, tha se viti 2020 ishte viti më i vështirë për fermerët palestinezë dhe se më shumë se 8,400 pemë ulliri janë shkatërruar në sulmet izraelite që nga fillimi i vitit.

“Sulmet nga kolonët hebrenj janë të koordinuara ndaj fermerëve tanë. Një palestinez i moshuar pësoi një frakturë të kafkës në një sulm të fundit,” tha Yomah.

Kolonët izraelitë gjithashtu këtë mëngjes kryen një sulm vandal ndaj palestinezëve që po mbillnin pemë ulliri në fshatin Masafer Yatta në jug të Bregut Perëndimor.

Kolonët hebrenj janë nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite dhe nuk i lejojnë palestinezët të punojnë në fushat e tyre, pasi ata pretendojnë se janë fusha izraelite.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re