Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me sulmet e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë, Afrim Bunjaku.

Përmes një reagimi në Facebook, Tabaku shprehet se ngjarjet kriminale dhe përpjekjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të përdorur këto ngjarje, të kujtojnë “hijet” e së shkuarës.

Ajo ka thënë se ka ikur koha kur me kërcënim mund të ketë shfajsim dhe shton se dialogu Kosovë-Serbi duhet të rikthehet, por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë.

Ajo po ashtu ka thënë se Shqipëria duhet të rakordohëj me Kosovën lidhur me këtë çështje dhe jo të mbante një qëndrim sikur të ishte Zvicra.

“Nuk ka ndodhur kurrë që të mos ketë rakordim me Kosovën. Shqipëria nuk mund të sillet dot si Zvicra. Shqipëria duhet të rakordohej me Kosovën. Nuk është marrë asnjë masë për Serbinë, ndërkohë që janë marra masa për Kosovën”, është shprehur mes të tjerash Tabaku.

Reagimi i Tabakut:

Java e kaluar ishte dramatike per Kosoven dhe rajonin.

Përpjekje e vazhdueshme e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiç për të përdorur ngjarjet e tmerrshme në Kosovë dhe mbi të gjitha grupet kriminale që kanë pasur synim destabilizimin e zonës, na kujton hijet e së djeshmes.

Hijet e një kohe ku këto ngjarje ishin benzina që i hidhej zjarrit dhe prej të cilit Ballkani është përcëlluar.

Fryrja e këtij zjarri, e kësaj retorike kur vendet janë të ulura në tryezën e bisedimeve dhe përdorja e këtyre mjeteve, është e papranueshme.

Ka shkuar me kohë epoka kur me kërcënime mund të ketë shfajësim. Pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili sigurisht duhet të rikthehet, por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re