Autoritetet greke kanë lënë në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”.

Të arrestuarit janë përgjegjës për të paktën pesë akte terroriste në Athinë, Selanik dhe Larisa.

Lexo edhe :Related Posts

Gjithsej janë 10 të pandehur, teksa 4 prej tyre ndodhen në qeli.

Mes tyre është edhe drejtuesi i dyshuar i organizatës i mbajtur në burgjet e Domokos, një antiautoritar i njohur me të kaluar kriminale.

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar një grua që dyshohet se kishte lidhje me vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Greqia është tronditur shpesh herë nga shpërthime terroriste nga organizata që njihen si mbështetës të së majtës ekstreme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re