Të paktën 35 persona, prej të cilëve 24 fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në Tajlandë.
Sulmi ka ndodhur ndaj një Qendre për Kujdesin e Fëmijëve në rajonin Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës.
Në sulm është përdorur armë dhe thikë ndërsa 12 persona të plagosur janë shtruar në spital për trajtim.
Zyrtarët policorë theksuan se sulmuesi 34-vjeçar, një ish efektiv policie, ka vrarë veten, gruan dhe fëmijën e tyre.
Burimi: AA