Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas sulmit të ndëmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Shteteve të Bashkuara, ambasadores amerikane Yuri Kim si dhe sekretarit të përgjithshëm Antony Blinken.
SHBA nënvizon se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës ndaj korrupsionit.
“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, thuhet në reagimin për RTSH.
Në konferencën e zhvilluar mesditën e sotme, Berisha përsëriti sulmin ndaj Blinken dhe tha se SHBA duhet t’i kërkojë falje. (TemA)
