Deputeti Tritan Shehu e ka nisur me një kërkesë seancën e sotme plenare në Kuvend.

Ai është shprehur se duhet të ndryshojë rendi i ditës dhe se duhet të harohet një rezolutë e qartë pasi Shqipëria është në NATO dhe është gjithashtu i kërcënuar nga Rusia.

“Të ndryshojë rendi i ditës. Sot jemi përpara një agresioni të madh të demokracisë dhe vlerave në Evropë. Rrezikon padyshim edhe rajoni  tonë. Ky Kuvend, duhet të dalë sot me një rezolutë të qartë dhe të fortë, si parlament i një vendi të NATO-s dhe rajonit tonë që është i kërcënuar. Duhet të analizojë mirë marrëdhëniet midis vendeve dhe largimin nga influenca ruse.

Ne duhet të diskutojmë së bashku për këtë situatë kaq të rëndë. Po të shikosh të gjitha parlamentet e vendeve evropiane po diskutojnë këtë çështje. Nuk duhet të rrimë pasiv në një agresion të tillë  sepse jemi vend i NATO”, tha Shehu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re