Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane ka krijuar një valë pasigurie në tregjet ndërkombëtare dhe ekonominë globale. Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin ekonomik, veçanërisht për tregtinë e energjisë dhe tregjet financiare.
Rritja e çmimeve të naftës, tkurrja e besimit të investitorëve dhe frika për ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit janë vetëm disa nga efektet që tashmë kanë filluar të ndihen.
Organizatat ekonomike ndërkombëtare bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje dhe rikthim në rrugën e diplomacisë, për të shmangur një krizë të thellë ekonomike me përmasa globale./MONITOR