Sipas raportimeve që vijnë nga shumë media botërore dhe Izraeli, ushtria dhe inteligjenca izraelite kryen sulme në Doha, Katar, duke synuar udhëheqjen e Hamasit. Kjo përfaqëson një pikë kthese dhe provë se Izraeli ka hyrë thellë në vendet arabe në rrugën drejt krijimit të një Izraeli të Madh.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lëshoi një deklaratë pas sulmeve izraelite në Doha.
“Veprimi i sotëm kundër udhëheqësve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion plotësisht i pavarur izraelit,” tha ajo.
“Izraeli e nisi atë, Izraeli e kreu dhe Izraeli merr përgjegjësi të plotë,” tha deklarata.
Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich, tha se sulmi i sotëm në Doha tregon se “terroristët nuk kanë dhe nuk do të kenë siguri” askund në botë. Ai e quajti sulmin “vendimin e duhur” dhe shtoi se ushtria dhe shërbimet e kundërzbulimit izraelite “e kryen atë në mënyrë të përsosur”.
Video of the building in Doha that was attacked by Israel. pic.twitter.com/o2YQsZurAw
— Clash Report (@clashreport) September 9, 2025
Sulmi izraelit ndaj kryeqytetit të Katarit – i cili sipas tyre kishte për qëllim një udhëheqës të Hamasit – është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, thotë Doha. Ajo dënon sulmin “frikacak” dhe shton se një hetim është duke u zhvilluar në “nivelin më të lartë”.
“Ky sulm kriminal është një shkelje e qartë e të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë e Katarit dhe popullit të Katarit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Doha.
Por a ka patur rol Trump në këtë sulm, aty ku ai ka nënshkruar një marrëveshje prej një trilion dollarësh me këtë vend të pasur të Gjirit?
Media izraelite raportoi se presidenti amerikan i kishte dhënë Izraelit leje për të sulmuar Hamasin në Katar.
Channel 12 citoi një zyrtar izraelit të thoshte se Trump kishte “dhënë dritën jeshile”.
Another video showing the Israeli attack on Doha. pic.twitter.com/YcnICBpEnJ
— Clash Report (@clashreport) September 9, 2025
Kujtojmë se Izraeli sulmoi gjashtë vende arabe muajin e kaluar.
Sulmet ushtarake izraelite, përfshirë edhe ato të fundit në Doha, konfirmojnë fushatën ushtarake në zgjerim të Izraelit në rajon. Në javët e fundit, Izraeli ka bombarduar Gazën në Palestinë, ndërsa ka kryer rregullisht sulme në Liban, Siri dhe Jemen. /tesheshi.com/
