Ditën e djeshme qeveria i dha ultimatum Ambasadës Iraniane që të largohen nga Shqipëria, duke ngrirë kështu marrëdhëniet me këtë shtet. Ditën e sotme ata u larguan, por tashmë sulmi i bërë nga ata duhet të rregullohet.

 

Qeveria shqiptare është konsultuar me partnerët e saj, e ndër to edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka komunikuar me këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

 

Sullivan ka shprehur mbështetjen e fortë për Shqipërinë, duke thënë se Shqipëria është aleat i SHBA-ve.

 

“Do punojmë me përpjekjet e sigurisë për korrigjimin dhe rritjen e masave të sigurisë kibernetike”- shprehet ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re