Situata në aeroportin e Rinasit paraqitet e qetë. Kështu është shprehur gazetarja e Vizion Plus Mimoza Ibra, e cila në një bisedë me gazetaren Pranvera Borakaj ka deklaruar se fluksi i pasagjerëve nuk është i lartë.

 

Sipas gazetares, disa vonesa të vogla janë regjistruar vetëm paraditen e sotme, për shkak të sulmit kibernetik.

 

“Situata në aeroport është e qetë. Çdo gjë ka vijuar normalisht përveç disa vonesave të vogla gjatë ditës. Vonesat kanë ardhur si pasojë e sulmit të sistemit TIMS. Fluksi nuk është i lartë. Pasagjerët më kanë komunikuar se kanë ardhur më herë me qëllim që të shmanget çdo problematik.

 

Ministria e Brendshe ka njoftuar se në dy sportele është kthyer sistemi dhe po vijon puna për të rikthyer sistemin edhe tek sportelet e tjera”, tha gazetarja Mimoza Ibra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re