Skip to content

Sulmi kibernetik në sistemin TIMS/ Ministria e Brendshme del me reagimin zyrtar

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministria e Brendshme ka dalë me një reagim zyrtar, pas rënies së sistemit TIMS si pasojë e sulmit kibernetik.

 

Përmes një njoftimi, Ministria bën me dije se sulmi kibernetik ka ardhur nga Irani dhe është i njëjti me sulmin që ndodhi në muajin korrik me portalin qeveritar e-Albania.

 

Ministria e Brendshme siguron se shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në funksionalitet të plotë.

 

“Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik. Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë.

 

Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht.

 

Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë. Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast”, njofton Ministria e Brendshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë